Vjollca Braho, zëvëndësministrja e re e Shëndetësisë! Ikën Albert Nikolla

Vjollca Braho emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo do të zëvëndëson në detyrë Albert Nikollën që është liruar nga kjo detyrë. Braho mbante më parë detyrën e kryeinspektores së Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.
Në vitin 2016, ajo ka qenë zëvendësministre e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Më herët ajo ka qënë Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.