VKM/ 800 milionë lekë për subvencionin e qirave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 2019
Qeveria shqiptare ka miratuar një fond 800 milionë lekë për pagesat e subvencionimit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Ky fond do t’i shtohet programit të strehimit dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.