VKM/ Miratohen 129 milionë lekë për rindërtimin në Mirditë
Qeveria ka miratuar vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në vlerën 129 milionë e 87 mijë lekë për financimin e rindërtimit të 35 njësive individuale të banimit brenda zonës së re për zhvillim, njësia administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë. Ky fond do të përdoret në zbatim të marrëveshjes së grantit të lidhur, ndërmjet Agjencisë së Zhvillimit Austriak (ADA) dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për projektin “Përgjigje ndaj tërmeteve në Shqipëri”.
Fondit Shqiptar të Zhvillimit i shtohet fondi i mësipërm në buxhetin e miratuar për vitin 2021.
Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.