VKM/ Shqipëria për të pestën herë në tregjet ndërkombëtare. Eurobond 500-700 milionë euro. Ku do të përdoren paratë

Në fund të muajit tetor ose në fillim të muajit nëntor, qeveria shqiptare do të emetojë Eurobondin e ri, me vlerë 500-700 milionë euro.
Vendimi për daljen në tregjet ndërkombëtare me Eurobond për të pestën herë u miratua nga qeveria në mbledhjen e fundit.
Në daljen për mediat, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj pranoi se situata në tregjet ndërkombëtare jep sinjale problematike për shkak të krizës energjetike globale, megjithatë tha se është besimplotë se kushtet do të jenë të favorshme.
Huamarrja do të financojë arsimin , shëndetësinë,infrastrukturën dhe projekte investimi të tjera. Një pjesë e kësaj huaje do të kalojë edhe për vitin e ardhshëm.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.