VKM/ Shtohet buxheti i Akademisë së Shkencave. Financim për 3 vepra madhore albanologjike dhe enciklopedike
Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë buxheti për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, prej 100 milionë lekësh në zërin “shpenzime korrente”. Kjo shtesë fondesh kasi qëllim financimin e hartimit e botimit të tri veprave madhore albanologjike dhe enciklopedike, përkatësisht:
a) Enciklopedia shqiptare;
b) Fjalori i madh i shqipes;
c) Historia e shqiptarëve.
Efekti financiar, prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.