VKM / Shtyhet afati i monitorimit të zonave bregdetare nga Task-Forca
Këshilli i Ministrave ka vendosur shtyrjen e afatit të monitorimit të zonave bregdetare nga Task-Forca.
Afati i ndryshuar ka qenë deri në datën 31 korrik 2019 dhe është shtyrë deri në datën 31 dhjetor 2019.
Task-Forca monitoron, mbikëqyr dhe ndjek në kohë reale të gjitha ndryshimet, përditësimet, regjistrimet si dhe çdo veprim tjetër të kryer nga organet shtetërore në lidhje më pasuritë e paluajtshme shtetërore, të cilat ndodhen brenda fashës 1.5 km nga vija bregdetare.
Institucionet dhe organet shtetërore vënë në dijeni Task-Forcën në lidhje me të gjitha zhvillimet dhe ndryshimet që do të ndodhin në statusin juridik të pasurive të paluajtshme shtetërore përgjatë vijës bregdetare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.