Vlera e produkteve “handmade” – Pse vlerësohen kaq shumë ato?
Ne jetojmë në një botë ku shumë gjëra prodhohen në masë. Jo që ka ndonjë gjë të gabuar në lidhje me këtë pasi është e mrekullueshme që disa gjëra të prodhohen në sasi të mëdha në mënyrë që të plotësojnë kërkesën nga mbarë bota.
Por është gjithashtu e mrekullueshme që më shumë njerëz kanë filluar të përqafojnë produktet e vogla të punuara me dorë. Por pse vazhdojnë të mbeten të rëndësishme produktet e punuara me dorë?
- Një produkt i punuar me dorë nuk mund të ketë një kopje
Nuk ka dy produkte të punuara me dorë që të jenë identike. Ndryshimet në ngjyrë, drita, forma apo cilësia janë natyrale në një produkt të punuar me dorë kështu që asnjë produkt nuk do të jetë i njëjtë me tjetrin.
- Çdo gjë është më e bukur kur bëhet me zemër
Ju mund t’i shërbeni mysafirëve tuaj një tortë të ngrirë të prodhuar në masë, ose mund të shërbeni një copë nga ajo që ka bërë nëna juaj. Të jeni të sigurt se ajo që ka bërë nëna juaj do të pëlqehet padyshim më shumë. Gjithçka e prodhuar jo në sasi është padyshim më e mirë dhe cilësore.
- Është në natyrën humane për të vlerësimi i shpirtit kreativ
Kur bëni diçka, lini një pjesë të vetes suaj në të. Pasi të keni mbaruar krijimin tuaj ju jeni krenar pjesërisht sepse shihni veten tuaj në të. Një produkt që është krijuar si shprehje e personit shpirtëror krijues që e bëri atë është çmohet dhe vlerësohet shumë përtej një artikulli që është bërë për konsumin masiv në botë.
- Produktet e punuara me dorë ndihmojnë komunitetet
Studimet kanë treguar se bizneset e pavarura me pronësi vendore, kthejnë një përqindje më të lartë të ardhurash në komunitet se sa zinxhirët e bizneseve. Përgjithësisht Bizneset që bëjnë punime dore janë të vogla e të pavarura.
- Punimet me dorë janë më të mira për tregun e punës
Një tjetër arsye pse duhet të ndiheni mirë për shpenzimin e parave tuaja në produktet e punuara me dorë është se zhvendosja vetëm 10 për qind e shpenzimeve të konsumatorëve në një zonë të caktuar për bizneset në pronësi vendore do të krijojë qindra vende pune dhe miliona dollarë në pagat lokale. Nëse ju blini produkte të punuara me dorë atëherë ju keni kontribuar në tregun e punës.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.