Vlerat monetare /Si ka ndryshuar importi i ushqimeve në 5 vite në Shqipëri?
Shqipëria ka rritur në mënyrë të ndjeshme në 5 vitet e fundit importet nga grupi “ushqime dhe kafshë të gjalla”. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se në 5 vite, vlera e importeve nga ky grup është rritur me më shumë se 11 miliard lekë.
Në vitin 2013 u importuan 66.8 miliard lekë ushqime e kafshë të gjalla ndërsa në vitin 2017, shifra e importeve ishte 78.2 miliard lekë.
Vlera e importeve “Ushqime dhe kafshë të gjalla”, sipas INSTAT
Viti 2013
66.8 miliard lekë
Viti 2014
70 miliard lekë
Viti 2015
Viti 72.7 miliard lekë
Viti 2016
73.6 miliard lekë
Viti 2017
78.2 miliard lekë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.