Vlerësimi i pasurive – MZHU: Ja sa licenca janë dhënë deri në Maj
Ka një rritje konstante të kërkesave për licenca lidhur me vlerësimin e pasurive të paluajtshme në treg.
Kjo ka bërë që vetëm në muajt e parë të vitit 2017 të kemi rreth 50 licenca të reja dhënë për individë që ushtrojnë aktivitetin në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme siç konsiderohen ndërtesat, truall, tokë bujqësore ose kullota dhe pyje.
Ministria e Zhvillimit Urban publikoi së fundmi listën totale të personave që janë të licencuar për të bërë vlerësim të pasurive të paluajtshme që sipas shifrave zyrtare rezultojnë 1130 vlerësues.
Kjo listë përfshin licencime nga viti 2005 e deri më sot. Ndërkohë që përveç individëve funksionojnë me licenca specifike edhe kompani që ushtrojnë aktivitetin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe konsulencës për këtë sektor, që sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban janë 37.
Gjatë vitit të kaluar pari një seri nismash për të rregulluar tregun e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme duke miratuar rregullore dhe vendime specifike për këtë fushë si dhe futjen e një sistemi online në lidhje më aplikimet për këtë licencë.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.