“Vllazërimi” i Durrësit kalon në LED/ Bashkia shpall tenderin – Detajet e projektit
Bashkia Durrës ka shpallur një tender me fond 9.7 milionë lekë për ndriçimin e rrugës “Vllazërimi”.
“Në këtë segment rrugor do të bëhet investimi i ri i ndriçimit rrugor duke ndryshuar gjithë ndriçuesit, duke i kthyer në LED dhe zëvendësuar shtyllat e ndriçimit atje ku mungojnë dhe ku janë të dëmtuara. Linja nëntokësore e tubave dhe kabllove nuk ekziston pasi mungon prej shume vitesh. Ndriçimi i kësaj rruge do të bëhet në të dy krahët” specifikohet në detajet e tenderit.
Ndër të tjera, tenderi parashikon vendosjen në total të 238 ndriçuesve LED. Projekti do të manifestohet brenda një afati 1 mujor, që nga nënshkrimi I kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.