Vlora dhe Durrësi, në “konkurrencë” për blerje shtyllash/ Projektet e 2 qyteteve bregdetare
Bashkia Vlorë ka shpallur një tender me fond 16.6 milionë lekë për ndriçimin rrugor të qytetit. Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik konsiston në blerjen e shtyllave elektrike të ndriçimit. Në total, referuar të dhënave teknike të projektit, fondi do të shkojë për një sasi prej 258 shtyllash të 8 modeleve të ndryshme.
Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më 29 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 1 muaji, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Sa i takon ndriçimit rrugor, një tjetër tender është shpallur nga Bashkia Durrës, projekt ky me një fond 14.3 milionë lekë, e që konsiston në bërjen e infrastrukturës për 113 shtylla të ndriçimit rrugor.
Jenida Vladi/ SCAN
Lexo edhe:
Projekti për Durrësin/ Bashkia shpall tenderin për ndërtimin e rrjetit të ndriçimit rrugor/ DETAJET
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.