“Vollga” në Durrës në rikonstruksion terësor! FSHZH: Do të krijohet zonë multifunksionale (FOTOT)
Shëtitorja “Taulantia” në Durrës njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te Sfinksi. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se muri ekzistues po shembet pjesë-pjesë sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit.
Referuar njoftimit të FSHZH-së, ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme për të krijuar një zonë multifunksionale me:
-hapësira publike
-sheshe
-hapësira të gjelbëruara
-sistem i ri ndriçimi
-parqe për aktivitete sportive
-kënde lojërash për fëmijë.
-lidhje me vijën bregdetare
-kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.
Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.