Von Der Leyen mbështet hetimet për origjinën e koronavirusit: “Kina të bashkëpunojë”
Presidentja e Komisionit Evropian mbështeti thirrjet për një hetim mbi origjinën e koronavirusit të ri dhe tha se Kina duhet të përfshihet në proces.
Ligjvënësit në vende si Gjermania, Suedia dhe Australia kanë bërë thirrje për hetimin se si filloi virusi, i cili deri më tani ka infektuar mbi 3.2 milion njerëz dhe ka vrarë mbi 230,000.
Duke folur për CNBC, Ursula von der Leyen, kreu i krahut ekzekutiv të BE, tha që ajo do të dëshironte që Kina të punonte së bashku me organizatën e saj dhe të tjerët, për të arritur në fund të saktësisht se si u shfaq.
“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme për të gjithë ne, dua të them për të gjithë botën është e rëndësishme. Asnjëherë nuk e dini se kur fillon virusi tjetër, kështu që ne të gjithë duam për herë tjetër, të kemi mësuar mësimin tonë dhe kemi krijuar një sistem të paralajmërimit të hershëm që me të vërtetë funksionon dhe e gjithë bota duhet të kontribuojë në këtë, “tha në një intervistë ekskluzive të enjten për rrjetin amerikan CNBC.
Ajo bëri thirrje për më shumë transparencë në të ardhmen dhe tha se qeveritë duhet të marrin mësime nga kriza aktuale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.