Von der Leyen propozon masa të ashpra: “Për 30 ditë ndalohen udhëtimet jo-thelbësore në BE”, ja kush bën përjashtim
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron që Bashkimi Evropian të vendosë një ndalim 30-ditor për njerëzit që hyjnë në bllok nëse udhëtimi i tyre nuk është thelbësor, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.
Në prag të një samiti të BE-së përmes video-konferencës, Von der Leyen tha të hënën se “Unë u propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme për udhëtimet jo-thelbësore në Bashkimin Evropian.”
“Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund të përmbajmë virusin”, tha ajo në një mesazh video.
Von der Leyen thotë se njerëzit me vend-qëndrim të gjatë në BE ose që janë anëtarë të familjes së qytetarëve evropianë, plus diplomatët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk do të pengohen nga ndalimi. Punëtorët e transportit gjithashtu mund të përjashtohen për të ndihmuar në industrinë e mallrave.
Tashmë pritet që të shikohet nëse kufizimet e propozuara nga Komisioni Evropian mund të miratohen në nivelin më të lartë politik në samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive, të planifikuar për të Martën 17 Mars me telekonferencë, dhe më pas të ratifikohen zyrtarisht ditën tjetër në Këshillin e Ministrave të Transporteve.
The @EU_Commission presents guidelines on border measures & proposes:
1⃣Green lanes/fast lanes giving priority to essential transport to keep the mobility sector going & ensure economic continuity
2⃣Temporary restriction on non-essential travel to the EU (30 days) pic.twitter.com/9bda9MntF0
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 16, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.