Vond Der Leyen: Jemi një familje! – Deklarata përpara samitit të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Shefja ekzekutive e Bashkimit Europian kërkoi të mërkurën të sigurojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin duke deklaruar se ata ishin familje që një ditë do t’i bashkoheshin bllokut.
Pas javësh diskutime, udhëheqësit e BE-së pritet të dakordësohen nëpërmjet një deklaratë në përfundim të samitit, që rishfaq një premtim 18-vjeçar për anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë nëse përmbushin kriteret. Por me “procesin e zgjerimit” të bllokuar nga mosmarrëveshje të ndryshme si në Bruksel ashtu edhe në rajon, shumë shtete në Ballkan mendojnë se deklarata e BE -së është boshe. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u përpoq ta përmirësojë këtë perceptim.
“Mesazhi është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Ne i duam ata në Bashkimin Europian. Ne jemi një familje europiane,” u tha von der Leyen gazetarëve ndërsa mbërriti në samitin me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Slloveni.
“Ne ndajmë të njëjtën histori. Ne ndajmë të njëjtat vlera, dhe unë jam thellësisht e bindur që ne ndajmë të njëjtin fat gjithashtu,” shtoi ajo.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.