Vonesa e pagës së pedagogëve – Nikolla: Kërkojmë ndjesë! Vokshi: Po shpërdoron detyrën
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka kërkuar ndjesë pedagogëve për mos marrjen e pagës për muajt janar.
Sipas Nikollës, fajtor për vonesën e dhënies në kohë të rrogave për pedagogët është ligjin i arsimit të lartë për autonominë financiare të universiteteve.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Komisionit të Arsimit Albana Vokshi, e cila e ka cilësuar si shpërdorim të detyrës mosdhënien në kohë të pagës për 15 mijë pedagogët në të gjithë vendin.
Pedagogët e të gjitha universiteteve publike, nuk kanë marrë ende pagën e janarit, edhe pse jemi pothuajse në mesin e muajit shkurt. Nga vonesa e pagës janë prekur rreth 15 mijë familje.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.