Vonesat në aeroporte, Autoriteti i Aviacionit Civil: Shqiptarët, 47 mijë minuta pritje në ditë
Vonesat në aeroporte janë një tjetër sfidë më të cilën shqiptarët duhet të përballen në këto ditë vere, krahas çmimit të lartë të biletave pothuajse dyfish krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, referuar të dhënave zyrtare të Eurocontrol rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të vitit 2018 është dyfishuar, shqiptarët presin për fluturimin 47 mijë minuta në ditë.
Shumica e vonesave kanë si shkak kryesor mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve grevave apo kushteve të motit por nuk përjashtohen periudhat kur rritet dhe kërkesa e pasagjerëve.
Muaji korrik shënoi rekord në vonesa ku më e gjata arriti deri në 337 minuta. Sipas të dhënave të publikuara rezulton se kompania më problematike është “Blue Panorama“ me 26 vonesa me nga 2 orë për të cilën kompania është justifikuar si probleme operacionale.
Po pavarësisht kësaj referuar të dhënave rezulton se mbizotëron tregun duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes pasagjerëve rreth 18% gjatë qershorit të këtij viti ndjekur nga Albawings me 12% të totalit dhe nga Ernest me 10%.
Lidhur me kompensimet, pas ankesave të qytetarëve, rezulton se në muajin korrik numri i kompensimeve është rritur nga 140 në 160, ose 20 pasagjerë më shumë të cilët do të marrin nga 250 euro shpërblim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore, por këto shifra pritet të rriten në vazhdim.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.