Vonesat në fluturime – AAC: Shkon në 800 numri i kompensimeve të pasagjerëve në shkurt
“Fly Enernest” vijon të kryesojë ‘listën e zezë’ si kompania ajrore me numrin më të lartë të vonesave edhe në muajin shkurt. Nga të dhënat zyrtare të Autoriteti të Aviacionit Civil. Rezulton se kompania ka regjistruar 7 vonesa muajin e kaluar, të cilat varionin mbi 3 deri në mbi 7 orë.
Ndërsa, sa i takon kompanive të tjera, nuk kanë regjistruar probleme , kjo edhe për shkak të numrit të ulët të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe të vitit. “Adria Airways” në shkurt rezulton me vetëm një anulim fluturimi, ndërsa “Blue Panorama” vetëm një vonesë përgjatë muajit të kaluar.
Burimi: AAC
Sa i takon kompensimeve të pasagjerëve, numri i tyre u rrit me 100 më shumë krahasuar me muajin janar. Janë 800 kompensime të kryera në total nga kompanitë ajrore, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet.
Lidhur me kompaninë me përformancën më të dobët në këtë drejtim, listën e kryeson “Fly Ernest” me vetëm 96 kompensime, ndërsa “Blue Panorama” vijon të mbetet kompania që respekton më shumë të drejtat e pasagjerëve me 500 kompensime.
Kurse, “Wizz Air” ka kryer në total 74 kompensime një muaj më parë, ndërsa vijon të renditet si një ndër kompanitë më serioze sa i takon respektimit të orareve. Ndërkohë, AAC raporton se janë në proces edhe 1200 kompensime nga kompanitë ajrore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.