Vonohet nisja e kapsulës së Boeing – Udhëtimi i Starliner në ISS shtyhet prej riparimeve
Nisja në hapësirë e kapsulës “Starliner” të Boeing mund të vonohet me disa muaj, ndërkohë që pritet të hiqet nga raketa për riparime, sipas një Wall Street Journal. Më herët gjatë muajit, Boeing anuloi nisjen e shumëpritur të kapsulës CST-100 Starliner në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pasi zbuloi një problem në valvulat e sistemit të shtytjes, gjatë kontrolleve përpara nisjes. Vonesa e nisjes së kapsulës përbën sfidën e fundit për gjigantin amerikan, pasi pandemia goditi kërkesën për aviona dhe skandali i sigurisë nga dy përplasje vdekjeprurëse të modelit 737 MAX dëmtuan reputacionin dhe financat.
Vonesa e fluturimit provë pa ekuipazh vë në pikëpyetje kohën e misionit me ekuipazh, që Boeing ka thënë se do ndodhte në Dhjetor. Paralelisht Boeing deklaroi se ka ndrequr 9 nga 13 valvulat e sistemit të shtytjes së kapsulës. Beoing deklaroi gjithashtu se po punon me NASA për të konfirmuar datat e nisjes. Kapsula Starliner do të bëjë vajtje ardhje me ekuipazh në një orbitë të ulët të tokës. Beoing po konkurron me SpaceX të ElonMusk për të çuar astronautë të NASA në hapësirë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.