“Vota” për afatet e një PPP – Pr/ligji për koncesionet, ende peng i shqyrtimit

Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat janë servirur si një mundësi e “artë” për shtetin për të kryer investime të ndryshme me paratë e të tretëve në një moment që vetë shteti nuk i ka mundësin e investimeve nga buxheti i tij.
Për të rregulluar të gjitha marrëdhëniet dhe veprimet gjatë një kontrate koncensionare hyn në lojë fuqia e ligjit. Për këtë politikëbërësit janë munduar që të hartojnë projektligje sa më efikase dhe të drejta si për shtetin ashtu edhe për takaspaguesit shqiptarë.
Por nëse i referohemi projektligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” të propozuar që në 16 shkurt të 2016 vazhdon të jetë ende në procedurë.
Nuk dihen arsyet e zvarritjes së këtij projektligji nga një sirtar në tjetrin por fakt mbetet që ky projektligj nuk është miratuar ende edhe pse flasim për një nga situata më të rëndësishëm siç janë koncesionet të cilat po lulëzojnë vitet e fundit.
Sipas këtij projektligji afatet më të gjata se sa 4 vjet për kontratat koncesionare, janë afate zbatimi që kalojnë mandatet politike të maxhorancave dhe si të tilla imponojnë një përgjegjësi politike shtetërore afatgjatë dhe detyrimin e zbatimit të tyre korrekt ndër vite pavaresisht çdo lloj ndryshimi të karakterit politik.
Duke qenë se kontratat e koncesioneve/partneriteteve publike private, në thelb u japin të drejta afatgjatë për punë apo shërbime të Shtetit Shqiptar kompanive private, miratimi i këtyre kontratave koncesionare nga Kuvendi i Shqipërisë siguron maksimizimin e garancive ligjore dhe financiare për investitorët privatë në lidhje me projektet afatgjata ku ata kanë investuar, e rrjedhimisht shërben si bazë për thithjen e investimeve të tjera të mundshme, pasi investimet e tyre do të jenë më të sigurta.
Nëse ju referohemi koncesioneve më të fundit të dhëna nga maxhoranca aktuale janë me afte 10-vjeçare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.