Votohet qeveria e re në Kosovë / Avdullah Hoti kryeministër, Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje bojkotojnë. BE përshëndet formimin
Në Kuvendin e Kosovës është votuar me 61 vota prova 24 kundër dhe një abstenim, qeveria me kryeministër Avdullah Hotin.
Seanca e drejtuar nga Kujtim Shala, u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po protestonte përballë godinës, si edhe nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që ka qenë kundër kësaj nisme që në fillimet e saj.
Hoti mer drejtimin pas vetëm 70 ditëve të qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e të cilit u rrëzua nëpërmjet mocionit të mosbesimit më 25 mars. Qeveria e re, e kundërshtuar nga VV-ja si parti fituese, do të ketë për partner koalicioni LDK-në, AAK-në, Nisma-AKR dhe pakicat. Në kabinet do të jenë 3 zëvendës kryeministra dhe 16 ministri.
Qeveria e re u votua pasi më parë Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
VV-ja e ka quajtur këtë qeveri jolegjitime, ndërkohë tashmë ka nisur peticion për të kundërshtuar këtë.
Në fjalën e tij të parë në Kuvend, z.Hoti u shpreh se qeveria e tij do t’i shërbejë kombit dhe jo anasjelltas, siç kishin bërë paraardhësit e tij.
Sipas tij, dialogu me Serbinë është jetik dhe përballë tij kërkohet një unifikim it ë gjitha forcave politike duke përfshinë edhe SHBA-në me BE-në, ku një nga objektivat është edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe drejt Bashkimit Europian.
I pari reagim ndërkombëtar ndaj formimit të qeverisë ka qenë i shefit të diplomacisë së BE, Joseph Borrel, që ka kërkuar me shpejtësi rifillimin e dialogut.
“Ne po ashtu duam të shohim Kosovën të përparojë në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë një angazhim të përkushtuar për reforma për të forcuar të drejtën ligjore, në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të promovojë zhvillimin socio-ekonomik.” – u shpreh Borrel.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.