Votohet Vettingu – Parlamenti zgjedh anëtarët e komisionit Ad-Hoc
Parlamenti ka votuar ngritjen e komisionit për Vettingun me 85 vota pro, dhe si si anëtarë të komisionit Ad-Hoc socialistët, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi si dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Ndërsa, Kuvendi nuk ka miratuar caktimin e Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së si anëtar të komisionit, duke marrë vetëm 23 vota pro dhe 7 kundër, ndërsa 50 të tjerë kanë abstenuar.
Shpëtimi Idrizi ishte propozuar nga partia e tij për të qenë anëtar i komisionit. Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda shprehu pakënaqësitë e saj për shkak të përjashtimit të partisë nga të pasurit anëtar në komision.
Partia Demokratike nuk ishte prezente në seancë. Në sallë kanë qenë prezentë 87 deputetet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.