Vranësira, diell apo shi?! – SHMU publikon parashikimit për ditët në vazhdim
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndaj për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore.
Sipas njoftimit duke nisur nga dita e Shtunë mbi territorin e vendit tonë gradualisht depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore dhe moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me diell.
SHMU informon se në relievet malore në verilindje dhe zonën e jugperëndimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e shtrëngata afatshkurtra ndërsa era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë deri në 12-15m/s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.