Vullkani i Etnës shpërthen, autoritetet italiane mbyllin aeroportin
Mali i Etnës së Italisë, vullkan më i lartë dhe më aktiv i Evropës, shpërtheu këtë të hënë, duke çliruar një kolonë të madhe hiri në qiell dhe duke shkaktuar mbylljen e aeroportit të Catanias në bregun lindor të Sicilisë.
Një zinxhir prej rreth 130 dridhjeve të tokës kanë tronditur vullkanin, ku më e forta ka qenë më një madhësi prej 4.0 të shkallës Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Italisë për Gjeofizikë dhe Vullkologji.
Nuk ka patur raportime për ndonjë lëndim.
Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shpërthejë në një veprim spektakular disa herë në vit, duke hedhur llavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar. Shpërthimi i fundit më i madh ka ndodhur në vitin 1992.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.