Weber: Krijimi i Fondit Monetar Europian duhet të jetë prioritet
Konservatori gjerman Manfred Weber, i cili po kandidon për të marrë përsipër kreun e Komisionit Europian vitin e ardhshëm, tha se kthimi i fondit të ndihmës europiane (ESM) në një fond monetar europian (EMF) duhet të jetë një prioritet.
“Dua të kemi një gjë prioritet”: Dhe kjo është krijimi i një Fondi Monetar Europian, një ide që është diskutuar për një kohë të gjatë dhe duhet të finalizohet deri në fund të vitit, në samitin e dhjetorit ” – tha ai në një konferencë shtypi në Berlin.
“Pamja politike pas kësaj është se në krizën e fundit të eurozonës ne kërkuam ndihmë nga FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar). Barak Obama ishte president atëherë kështu që partneriteti ishte i mundur. Në krizat e ardhshme, të cilat nuk mund t’i përjashtojmë, unë si europian nuk dua të varem nga Shtëpia e Bardhë.” – ka thënë Weber sipas Reuters.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.