WhatsApp do të ketë reklama së shpejti?
Tashmë duke marrë shkas edhe nga informacionet e shumta nga Reuters, duket se materializimi dhe reklamimi në WhatsApp do të bëhet realitet.
Lajmi thotë se ky opsion është ende në fazën e testimit, ashtu sikundër theksoi se qëllimi është të shqyrtohen modele të reja rreth bizneseve, ku përdoruesit të mund të përdorin listimet chat të biznesit, dhe gjatë kësaj kohe përdoruesit të mund t’i shfaqen reklamat e biznesit, me informacionet që ata mund të jenë më të interesuar.
Për shembull, përdoruesit mund të marrin përditësime nëpërmjet mesazheve në lidhje me lëvizjet në llogaritë e tyre bankare apo njoftimeve të vonesës së fluturimit të rezervuar.
E gjitha kjo do të lehtësohet nga fakti sepse kompanitë në fjalë mund të kenë qasje në të dhënat ekzistues dhe klientët potencial përmes të dhënave të mbledhura nga Facebook.
Gjithsesi politika e re e privatësisë do të vazhdojë të qëndrojë drejt ndarjes së llogarisë së informacionit mes WhatsApp dhe Facebook për të përmirësuar përvojat e reklamave të Facebook dhe produkteve kurse chat-i do të jetë i mbrojtur, kështu që nuk ka plane për ta ndarë me kompani të rrjetit dhe as me reklamuesit.
Me këtë sfond, pra reklamat e WhatsApp do të bëhen me një qasje të personalizuar, e cila përqendrohet në interesa të veçanta dhe në bazë të vendndodhjes gjeografike.
Me pak fjalë, aplikacioni më i përdorur në botë (i cili në fakt ka më shumë se 1 miliard përdorues) nuk ndalet asnjë minutë, përveçse të vazhdojë të shtojë përmirësime të reja me një ritëm të vazhdueshëm dhe afate më të ngjeshura, është duke studiuar mënyra të reja përfitimi ekonomik të konsiderueshme.
Gjithsesi mbetet për të parë nëse reklamat në WhatsApp, pavarësisht nga përmbajtja, do të jenë ose jo të mirëpritura nga përdoruesit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.