WhatsApp, shërbime falas për bizneset – Biseda të shumëfishta në kohë reale dhe shpejtësi në përgjigje!

WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu i platformës META, Mark Zukerberg.
Shërbimi i mesazheve, i cili ka tërhequr gjithnjë e më shumë përdoruesit nga bota e biznesit, është një nga disa platforma ku pronari i Facebook – Meta ka lançuar më shumë funksione të fokusuara në blerje dhe biznes.
Zuckerberg, duke folur në eventin “Bisedat” e Meta-s, tha se oferta në fjalë nënkupton se “çdo biznes apo zhvillues mund të hyjë lehtësisht në këtë shërbim, të ndërtuar drejtpërdrejt në krye të WhatsApp për të personalizuar përvojën e tyre dhe për të përshpejtuar kohën e përgjigjes ndaj klientëve duke përdorur WhatsApp Cloud – in e sigurtë API
WhatsApp tashmë ka një API, ose një lloj ndërfaqe softueri, për bizneset që të lidhin sistemet e tyre dhe të përfshihen në bisedat e shërbimit ndaj klientit, gjë që sjell të ardhura për Meta.
Meta, e cila bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në një marrëveshje historike të 2014-ës, tha se bizneset nuk do të jenë në gjendje t’u dërgojnë mesazhe njerëzve në WhatsApp nëse ata nuk kanë kërkuar të kontaktohen.
WhatsApp gjithashtu konfirmoi se po planifikonte të ofronte veçori opsionale me pagesë si pjesë e një shërbimi të ri premium për përdoruesit e aplikacionit të tij të specializuar të biznesit, i cili është i përshtatshëm për bizneset e vogla.
Këto veçori, të cilat janë ende në zhvillim, do të përfshijnë opsione për të menaxhuar bisedat deri në 10 pajisje komunikimi si dhe lidhje të personalizuara për bisedë që bizneset mund t’i postojnë në faqet e tyre të internetit dhe t’i ndajnë me klientët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.