Wizz Air, në një “vit të tranzicionit” / Paralajmëron për më shumë humbje prej minimizimit të udhëtimeve
Linja low-cost evropiane, Wizz Air, ka paralajmëruar për humbje të mëtejshme në vitin aktual financiar, për shkak të rimëkëmbjes më të ngadaltë se ç’pritej nga pandemia e Covid-19. Linja ajrore ultra low- cost, përballet me një tjetër “vit të tranzicionit” ndërkohë që vazhdojnë barrierat në udhëtime, sipas ekzekutivi Jozsef Varadi, ndërkohë që kompania publikoi një humbje neto prej 576 milionë euro për 12 muajt që përfunduan në 31 Mars. “Nëse nuk do të ketë një heqje të përhershme të shpejtë të masave, ne presim një humbje neto për vitin e plotë financiar 2022”- tha ekzekutivi. Pavarësisht pasigurive, Wizz dhe homologë low-cost si RyanAir, kanë përdorur krizën për të shtuar itenerarë të rinjë, ndërkohë që disa nga rivalët tradicionalë janë tërhequr nga pandemia. Linja hungareze ka tashmë 43 baza të avionëve që operojnë apo janë lajmëruar,. Krahasuar me 25 përpara pandemisë. WizzAir ka gjithashtu një pozitë të fortë të parasë Cash’ nëpërmjet huamarrjes, për të vazhduar blerjet e avionëve të rinj më efiçentë, që do rrisin avantazhin konkurrent pasi të rimëkëmben udhëtimet. Flota është rritur me 16 avionë në 137 në total në fund të vitit. Wizzair pret të fluturojë rreth 30% të kapacitet të parakrizës në tremujorin e parë dhe do të kthehet në kapacitet të plotë në vitin e ardhshëm financiar.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.