“Work & Study” çeli dyert – Veliaj: 4 mln USD për sipërmarrësit e rinj dhe mbi 60 vende pune
Panairi i “Work & Study” çeli dyert për të gjithë të interesuarit për studim dhe punësim. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë fjalës së hapjes theksoi se bashkia krahas 60 vendeve të punës të vëna në dispozicion për të interesuarit ofron grande për sipërmarrësit e rinj në vlerën e 4 milionë dollarëve.
E pranishme në aktivitet, ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla siguroi se të gjithë institucionet arsimore, të cilat përmbushin kriteret dhe standardet do të përfitojnë më shumë nga financimet e MAS.
Për drejtuesit e institucioneve arsimore dhe bizneset ky panair është mundësi e mirë për tu njohur me cilësinë e arsimit dhe atë çfarë ofron tregu i punës. Sipas Presidentit të UET Adrian Civici të rinjtë që diplomohen duhet të priren drejt krjimit të vendit të punës.
Në Panairin i “Work & Study” marrin pjesë rreth 60 kompani, biznese dhe institucione arsimore. Ky panair organizohet përmes bashkëpunimit midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Bashkisë së Tiranës, dhe do të qëndrojë i hapur deri më datën 20 Maj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.