Workshop i Bankës së Shqipërisë – Tema qendrore e diskutimeve, shqetësimet për inflacionin të vërejtur së fundmi

Banka e Shqipërisë po organizon Workshop-in e Kërkimeve Ekonomike për Europën Juglindore, që synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve dhe projekteve kërkimore të kryera nga banka gjatë vitit 2021.
Në fjalën e tij në çelje të punimeve, Guvernatori Gent Sejko, theksoi se, tema që mbizotëron këtë vit diskutimin e politikës monetare është shqetësimi për inflacionin e vërejtur së fundmi dhe jetëgjatësinë e tij.
Guvernatori shtoi se, duke marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme ndërmjet ekonomistëve, puna kërkimore për përmirësimin e modeleve të inflacionit nuk duhet të ndalet, sidomos kur edhe pas gjithë këtyre viteve pune dhe kërkimi për njohjen e fenomenit të inflacionit, përsëri shfaqen dyshime dhe qëndrime të dyzuara.
Më tej, Guvernatori theksoi se COVID-19 me problematikat dhe kufizimet e tij, vazhdon të mbetet një faktor dominant në jetën dhe aktivitetin tonë ekonomik e shoqëror, dhe është pjesë e rëndësishme e analizës dhe kërkimit edhe për bankën qendrore.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.