“Xhungël skllevërish të pasiguruar!” – “Shpërthen” ndaj gazetarëve, Rama: Paketa “anti-shpifje”, vendos standard
Ndërsa gazetarët protestonin jashtë dyerve të Parlamentit për paketën-antishpifje të ndërmarrë nga qeveria, kryeministri Edi Rama i cilësoi mediat si “xhungël skllevërish të pasiguruar”.
Sipas tij, paketa rregullon tregun mediatik me qëllimin e vetëm që të mos shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe të kenë një dritare ku të ankohen.
Pas fjalës së kryeministrit, reagoi deputetja demokrate Rudina Hajdari e cila kundërshtoi këtë paketë me argumentin se AMA dhe AKEP kontrollohen nga qeveria.
Që në nisje të seancës, Shoqatat e Gazetarëve kanë protestuar përballë Parlamentit duke kundërshtuar paketën anti-shpifje, me argumentin se cënon lirinë e shprehjes dhe synon të kontrollojë mediat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.