Xi Jinping rizgjidhet President – Parlamenti kinez e konfirmon me 2971 vota pro, asnjë kundër

Parlamenti kinez ka zgjedhur me unanimitet të plotë Xi Jinping si President të vendit duke konfirmuar kështu hegjemoninë e tij. Ashtu siç pritej, ndaj tij nuk pati as edhe një votë kundër nga delegatët e partisë.
Një javë më parë, parlamenti kinez votoi për të ndryshuar Kushtetutën, duke eliminuar kështu kufizimin e mandateve për Presidentin e Republikës Popullore. Kjo jo vetëm që i mundësoi Xi Jinping rizgjedhjen, por i jep edhe mundësinë të qëndrojë për shumë mandate të tjera në krye.
Zëvendëspresident ndërkohë u votua njeriu i besuar i Xi Jinping, Wang Qishan, i cili ndër 2970 vota, i`a doli të merrte një vote kundër.
Zgjedhja e tij konfirmon edhe një herë autoritetin e padiskutuar të Xi Jinping mbi Partinë Komuniste e për rrjedhojë edhe mbi ekonominë e dytë më të madhe të botës.
Wang ndërkohë njihet ndryshe edhe si “luftëtari” për shkak të qasjes së tij ndaj zgjidhjes së problemeve të brendshme, si; korrupsioni apo çështjet financiare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.