Xi Jinping takon Putin – 70-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes vendeve.
Kina dhe Rusia kanë rënë dakord të forcojnë marrëdhëniet në një partneritet strategjik të koordinimit dhe premtuan të fuqizojnë stabilitetin botëror, sipas dy deklaratave të nënshkruara nga presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës në Moskë. Marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë ka hyrë në një fazë të re dhe përballet me mundësi për zhvillim më të madh, sipas deklaratës.
Të dy presidentët, morën pjesë në një mbledhje që shënoi 70-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve. Objektivi i këtij partneriteti të ri ka për qëllim që të dy palët të mbështesin njëra tjetrën ndërkohë që kërkojnë rrugëtimet e veta të zhvillimit, ruajnë interesat dhe mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial.
Duke pranuar sfidat e mëdha që përballet siguria kombëtare, Kina dhe Rusia synojnë të thellojnë besimin e përbashkët strategjik dhe të forcojnë koordinimin për të mbrojtur stabilitetin botëror dhe strategjik. Kina dhe Rusia theksuan me alarm rrezikun e disa veprimeve nga shtete të caktuara, që kalojnë interesat e tyre gjeopolitike. Të dyja palët bënë thirrje për promovimin e 3 shtyllave, çarmatosjes bërthamore, parandalimit të armëve bërthamore dhe përdorimin paqësorë të energjisë bërthamore.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.