Youtube, merr masa për bllokimin e reklamave me më pak se 10,000 shikues

Youtube, ka filluar me bllokimin e reklamimit për kanalet me më pak se 10,000 shikues.
Kjo lëvizje erdhi si pasojë e braktisjes së kompanisë të cilën e braktisën disa marka të shquara biznesi pak javë më parë me frikën se reklamat e tyre do të shfaqeshin ngjitur me video që përmbanin materiale ilegale apo ekstremiste.
Coca-Cola, Tesco, Banka Skoceze, McDonald dhe disa kompani të tjera tërhoqën reklamat nga Youtube.
Kompania tha se ndryshimet e reja nuk prekin ata që fitojnë para nga Youtube dhe nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhurat e gjeneruara.
Bllokimi reklamimit nga kanalet me më pak se 10,000 shikues erdhi pas implementimit të kontrollit të fakteve nga Google në motorin e kërkimit.
Google tha se do të punësojë një staf i cili do të ndjekë nga afër përmbajtjet e padëshiruara në shërbimet si Youtube apo Google Search dhe jo të presë nga përdoruesit raportimin e tyre. Duhet marrë parasysh se kjo nuk është pak duke marrë në konsideratë ngarkimin e 400 orë videove çdo minutë në Youtube.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.