Zaev mandatohet për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Ka 20 ditë kohë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka mandatuar për formimin e qeverisë së re kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev duke pranuar mandatimin nga presidenti deklaroi, se Maqedonia e Veriut do të sigurojë qeveri para se të kalojë afati ligjor prej 20 ditëve dhe se vendi do të ketë qeveri efikase.
“Nga ky moment në afat prej 20 ditëve kemi detyrë që ta krijojmë programin dhe kuadrin që do t’u shërbejnë qytetarëve. Do të fitojmë qeveri, e cila do të vazhdojë në drejtim të BE-së, prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë. Qeveria do të ketë kuadër cilësor, përgjegjës dhe llogaridhënës, prioritet do të jetë ekonomia, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, por edhe pastrimi i gjyqësorit”, deklaroi Zaev.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.