Zakonet e përditshme në punë që shkatërrojnë produktivitetin tuaj

Disa zakone të punës që duken produktive në sipërfaqe mund të jenë në fakt disa nga shqetësimet tuaja më të mëdha.
Duke pasur ekranet e shumta kompjuterike dhe gjithmonë duke qenë në internet nuk janë mënyrat më të mira për të qëndruar produktiv, në fakt ata ndoshta po dëmtojnë produktivitetin tuaj.
Shpesh ndodh që kur duhet të fokusohemi plotësisht në një detyrë që na është dhënë, shohim shpërqendrime rrotull nesh.
Por rritja e produktivitetit tuaj nuk është vetëm për të bërë më shumë punë. Është gjithashtu në lidhje me zbulimin se çfarë ju largon dhe i largon këto bezdisje nga dita jote.
Lëvizjet e gabuar për progres
Është shumë ndryshe të flasësh për një punë, dhe ta kesh mbaruar punën. Zakonisht njerëzit mundohen që të bëjnë më shumë se një punë në të njëjtën kohë dhe si përfundim produktiviteti bie poshtë për shkak se çdo punë kërkon përqendrimin e saj. Në këtë pikë ju duket sikur keni bërë diçka por në realitet po përmbushni më pak.
Nevoja për lidhje të vazhdueshme
Në mjedisin e sotëm të punës, shumica e shpërqendrimeve vijnë nga frika. Mediat sociale dhe ndryshimet e vazhdueshme të ciklit 24 orësh të lajmeve kanë krijuar një ndjenjë se gjërat po ndodhin gjithnjë. Dhe nëse nuk i kapim ata menjëherë, do të kemi humbur diçka të rëndësishme.
Shpërqendrimet gjatë orarit të punës
Njerëzit thjesht nuk janë aq produktivë apo efektivë kur përpiqen të ndajnë fokusin e tyre midis një numri të detyrave. Pra, duhet të jeni specifikë për atë që po bëni me kohën tuaj. Ndani në fillim radhën e punës. Pas ndarjes së fokusit tuaj filloni strukturimin e kohës, produktiviteti juaj do të fluturojë.
Besimi në kujtesën tuaj
Është shumë më e lehtë të shënosh atë që duhet të bësh, të caktosh përkujtesa dhe të kthehesh në orarin tënd gjatë gjithë ditës. Ju do ti kurseni vetes humbje kohe, dhe do jeni të hutuar, gjë që shkon jashtë territor produktiv.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.