Zakynthos – Një nga ishujt më të bukur të Greqisë
Zakynthos është një ishujt më popullor të Greqisë i cili mirëpret qindra vizitorë çdo vit.
Ky ishull ku natyra ka ndërthurur bukuritë e saj ofron plazhe ranore dhe shkëmbore të përshtatshme si për familjarë ashtu edhe për të rinj.
Gjithashtu mundësitë e argëtimit në këtë ishull janë për të gjitha moshat, si për të rinjtë që dëshirojnë të shijojnë jetën e natës ashtu edhe familjarët mund të gjejnë qetësinë e kërkuar.
Nëse dëshironi plazhe të qeta e ranore pjesa juglindore e ishullit është ajo që do u ofrojë atë çka dëshironi, e nëse jeni të apasionuar pas plazheve shkëmbore dhe botes nënujore duhet të vizitoni pjesën perëndimore të ishullit.
Zakynthos është gjithashtu i famshëm për jetën kulturore pasi traditat e vjetra të festimit vazhdojnë të zbatohen dhe sot e kësaj dite.
Gjithashtu festimi i pashkëve, karnavaleve dhe i Javës së Shenjtë konsiderohen unike dhe të paharrueshëm si për banorët lokalë ashtu edh për vizitorët e ishullit.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.