Zbardhen kërkesat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, biznesi kërkon shtyrjen e afateve të përfitimit të faljes fiskale

Edhe pse ka kërkuar “amnisti” fiskale, komuniteti i biznesit nuk është i dakortësuar me draftin e qeverisë për ligjin e faljes fiskale. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, që përfshin dhe komunitetin me të madh të biznesit në vend, kërkon që të shtyhen afatet e faljes dhe të zbatimit të ligjit. “TV SCAN” ka arritur të sigurojë shkresën zyrtare që kjo dhomë i ka drejtuar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, dhe për dijeni Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Sipas kësaj shkrese, Dhoma ka kërkuar që të marrë pjesë në diskutimet në komisione, në mënyrë që të parashtrojë disa argumenta kundërshtues. Në parim shqetësimet e Dhomës lidhen me :
-Mosdiskutimi për këtë iniciativë ligjore
– Kërkohet fshirja e detyrimeve më të vjetra se 5-vjet dhe ligji e sqaron saktë se kush quhet periudha e fundit për plotësim të këtij kushti,
-Kërkohet që detyrimet për për taksa, gjoba, TVSH, TAP, Tatim në burim më të vjetra se periudha 02/2012 kanë kaluar mbi 5-vjet, si dhe detyrimi për Tatim fitimi i periudhës 02-03/2011, e kanë kaluar këtë periudhë dhe afat si detyrim të ligjit për mbledhjen e borxhit dhe rivlerësim deklarate.
-Në draft-ligj thuhet se: fshihen totalisht detyrimet deri më 31.12.2010, ose mbi 6-7 vite të vjetra dhe që figurojnë në regjistrat tatimore deri më datë 31.12.2016 dhe për periudhën 01/2011-12/2014 paguhet vetem pricipali, pa gjoba dhe kamatvonesa se ky i fundit, derdhet për 6-muaj nga data e hyrjes në fuqi të ligjit;
-duhej të përfshihej minimalisht periudha 31/12/2011, si periudhë me afat, mbi 5-vite detyrim,
– do t’i jepet më shumë kohë për të mobilizuar likuiditetet dhe shlyer detyrimet (pasi në shumicën e rasteve detyrimet janë krijuar për paaftësi paguese);
– për të pasur parimin e barazisë midis subjekteve tatimpagues, duhet që, të shtohet që për periudhën , 01/2012-12/2015 përveç subjekteve të listuara me detyrime të regjistruara në librat tatimore, të kenë të drejtë çdo subjekt tatimpagues edhe individ (për deklaratën personale, perfshirë si detyrim në ligj nga viti-2011) për të bërë deklarim dhe përfituar ulje gjobash dhe interesash.
-Kërkohet që për pagesat e vonuara të sigurimeve shoqërore të mos përfitojnë vetëm ndërmarrjet shtetërore, por edhe ato private, pasi kjo është antikushtetuese dhe vendos në pozita të pabarabarta biznesin privat, i cili nuk ka mundësi të ketë të tilla përfitime të barabarta në një aktivitet me treg të lirë dhe të drejtat të barabarta, sipas Kushtetueses.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.