Zbatimi i projekteve IPA II – Miratohen marrëveshjet, Mazi: Më shumë mundësi për të përfituar
Miratohen në parim tre projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe BE për financimin e programeve të Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, IPA II mes Shqipërisë Maqedonisë së Veriut, Shqipëri-Malin e Zi dhe Shqipëri Kosovë. Gjatë shqyrtimit në komisionin për politikën e jashtme, krye negociatori, Zef Mazi tha se fokusi do të jetë tek hartimi i projekteve të suksesshme .
Kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli kërkoi transparencë sa i takon zbatimit të projekteve IPA.
Shuma e financuar nga BE per vitin 2019 në total kap shifrën e 4.9 milion euro të cilat shkojnë si mbështetje të projekteve që synojnë zhvillimin social dhe ekonomik. Përfitues nga këto marrëveshje nuk do të jenë vetëm institucionet shtetërore por edhe organizatat jo fitimprurëse.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.