Zbatimi i protokolleve të sigurisë në biznese dhe shkolla – AKU vendos 22 masa administrative në të gjithë vendin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 462 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 22 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 44 mostra në monitorim të produktit qumësht.
AKU si pjesë e Task-Forcës njofton se po vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve si dhe ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 593 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.