Zbatimi i protokolleve të sigurisë në kohë pandemie – AKU vendos 20 masa administrative gjatë 24 orëve të fundit
Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka kryer 613 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 20 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Ndërkaq AKU njofton se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 34 mostra në monitorim të produktit qumësht ndërsa si pjesë e Task-Forcës AKU po vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 648 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë,” shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.