Zbulohet maska e arit 3,000-vjeçare
Mbetjet e një maske prej ari janë gjendur në mesin e një depoje të madhe të objekteve 3,000-vjeçare të gjetura në një vend arkeologjik në provincën Sichuan të Kinës.
Me peshë rreth 280 gram dhe me përbërje 84% ari, maska ceremoniale është një nga mbi 500 sende të zbuluara nga gjashtë “gropa flijimi” të sapo zbuluara, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të vendit.
Gjetjet u bënë në Sanxingdui, një zonë 4.6 milje katrorë jashtë kryeqytetit provincial të Chengdu. Një send bronzi u zbulua kohët e fundit nga një gropë flijimi në vendin arkeologjik Sanxingdui.
Më shumë se 50,000 objekte të lashta janë gjetur në Sanxingdui që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër relikesh në vend. Një përparim i madh ndodhi në vitin 1986, me zbulimin e dy gropave ceremoniale që përmbajnë mbi 1.000 sende, duke përfshirë maska bronzi të përpunuara dhe të ruajtura mirë. Ekspertët besojnë se gropat janë përdorur për qëllime sakrifikimi, duke shpjeguar pse shumë prej sendeve të përfshira janë djegur ritualisht ndërsa hidheshin dhe varroseshin.
Përveç maskës së artë, arkeologët zbuluan bronz dhe fletë ari. (CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.