‘Zbutet’ Kina– Nga 1 janari pezullon tarifat shtesë për makinat e SHBA
Kina njoftoi se do të pezullonte tarifat shtesë për makinat e bëra nga Shtetet e Bashkuara nisur nga 1 Janari.
Sipas Reuters, ministria e financave të Kinës tha se do të pezullojë tarifat shtesë për automjetet dhe pjesët e makinave të prodhuara në SHBA për tre muaj duke filluar nga 1 janari 2019.
Qeveria do të pezullojë tarifat 25 për qind në 144 automjete amerikane dhe pjesë automjetesh si dhe 5 për qind tarifat në 67 automjete në mes të 1 janarit dhe 31 marsit 2019 – njoftoi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Ministria e Financave gjithashtu tha se shpresonte që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të shpejtojnë negociatat për të hequr të gjitha tarifat shtesë për mallrat e njëri-tjetrit.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.