Zelanda e Re turistëve: Dorëzoni kodin e celularit në kufi ose gjobiteni me 3200 USD
Zelanda e Re vijon të përforcojë ligjet për turistët e huaj. Së fundmi, aktivistët e të drejtave të privatësisë kanë denoncuar ligjin më të ri në Zelandë, sipas të cilit punonjësi e kufirit do t’u kërkojnë turistëve që të zhbllokojnë çdo pajisje digjitale, duke përfshirë edhe celularët.
Sipas Aktit të Doganave dhe Akcizave 2018, i cili hyri në fuqi këtë javë, vizitorët që refuzojnë të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të celularit mund të përballen me ndjekje penale dhe një gjobë deri në 3200 dollarë.
Ligji po ashtu lejon punonjësit e kufirit të mbajë dhe konfiskojnë pajisjet e turistëve nëse ata shfaqin ‘rezistencë’ në marrjen e tyre.
Zelanda e Re është vendi i parë që parë që parashikon gjobë për udhëtarët që refuzojnë të dorëzojnë fjalëkalimet e celularit, megjithëse vendet e shumta lejojnë zyrtarët e kufirit të kryejnë kërkesa të ngjashme. Shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA dhe nuk pranojnë të dorëzojnë fjalëkalimin e celularit, mund t’u refuzohet hyrja në vend nëse nuk janë bashkëpunues.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.