ZeniMax kërkon të bllokojë kodin e realitetit virtual nga Facebook dhe Oculus

Publikuesi i video lojërave, ZeniMax Media, i cili në fillim të këtij muaji fitoi 500 milionë dollar nga vendimi ligjor kundër Facebook për realitetin virtual të Oculus, ka kërkuar nga një gjykatë federale bllokimin e përdorimit të kodit nga Oculus.
ZeniMax bërë kërkesën e saj të enjten në gjykatën federale në Dallas. Kjo ishte e njëjta gjykatë ku dha verdiktin në 1 shkurt kundër Oculus dhe themeluesit të saj Palmer Luckey dhe Brendan Iribe.
Urdhri mund të kufizojë numrin e lojërave në dispozicion për shitje për Oculus Rift.
Një masë e tillë do të ishte një goditje për një produkt ende në fillimet e saj dhe në të cilën Facebook e ka bërë një bast të madh për të ardhmen.
Kodi për të cilin bëhet fjalë është distribuar prej kohësh nga Oculus tek kompanitë të cilat zhvillojnë lojëra. Është pjesë e shumë lojërave të disponueshme jo vetëm për Oculus Rift por edhe Samsung Gear VR.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.