Zero taksë për bujqësinë – Panariti: Do të 5-fishojmë buxhetin dhe do të rrisim subvencionet
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka zhvilluar një takim me fermerët e Pustecit, ku janë diskutuar problematikat që kanë këta fermerë. Në takimet që ka zhvilluar Panariti me banorët e tre fshatrave të Bashkisë së Pustecit është shprehur se programi i LSI parashikon zerim të taksës për bujqësinë si dhe pesëfishim të buxhetit të saj.
“Gjendemi pikërisht ne fshatrat tuaja dhe meqë jemi këtu, me lejoni t‘iu bej me dije se, LSI ka një program të shkëlqyer dhe shume praktik për zhvillimin e bujqësisë. LSI është një forcë që bujqësinë, si një nder shtyllat kryesore të ekonomisë se vendit e ka prioritet. Pikërisht për këtë, ne kemi vendosur që në 4 vitet e ardhshme, të bëjmë zero taksat për bujqësinë, për imputet bujqësore, për makineritë dhe në tërësi, të 5-fillojmë buxhetin për bujqësinë, me qellim që, të rriten ndjeshëm subvencione në bujqësi”, theksoi Panariti.
Po kështu Panariti është shprehur më tej se programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim parashikon edhe rritje të pensionit për moshën e tretë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet. Ndërkohë që një tjetër pikë e rëndësishme në programin e LSI është edhe arsimimi i të rinjve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.