Zëvendëskryeministri i Ukrainës: Dakordësohen 10 korridore humanitare!

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët e bllokuar përmes 10 “korridoreve humanitare” të hënën, duke përfshirë nga qytetet pranë kryeqytetit Kiev dhe në rajonin lindor të Luhansk, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereschuk.
“Ne do të përpiqemi edhe një herë të zhbllokojmë lëvizjen e autokolonës humanitare që transportonte ushqime dhe ilaçe për në {qytetin portual të Mariupolit) nga Berdiansk (në Ukrainën juglindore)”, tha ajo në një adresë video. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.