Zgjedhja e Presidentit të ri, përfundon raundin i dytë. Meta: Këmbëngulim për dialog dhe konsensus
Është zhvilluar në parlament për pak minuta seanca e dytë për procedurat e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
Që në nisje të seancës plenare, që zgjati vetëm 5 minuta, kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se votimi i dytë për zgjedhjen e presidentit, sipas rregullores kryhet jo më vonë se 7 ditë nga votimi i parë. Gjithashtu sipas tij, votimi është i vlefshëm edhe në rastet kur nuk paraqitet asnjë kandidat në garë.
Pas përfundimit të seancës plenare, Meta theksoi se Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër për Presidentin të zhvillohet te enjten e ardhshme
“Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus. Nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reflektimit të opozitës, por besojmë se edhe ajo dëshiron një President sipas bashkëpunimit dhe konsensusit”, tha Meta.
Gjatë prezantimit të raportit të Komisionit të Ligjeve edhe kryetarja Hysi deklaroi se ende nuk është depozituar asnjë kandidaturë “Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Vasilika Hysi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.