Zgjedhjet e 25 Qershorit – KQZ certifikon rezultatet për 5 zona zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar dhe miratuar projektvendimet për nxjerrjen e rezultateve të votimit të 25 Qershorit, për pesë zona zgjedhore.
Kështu u miratua projektvendimi për nxjerrjen e rezultateve zgjedhore të qarkut të Fierit, të Kukësit, të Elbasanit, Lezhës dhe Dibrës.
Mbledhja ka qenë e qete dhe me nota humori të shkëmbyera mes përfaqësuesve të subjekteve politike.
Ditën e martë KQZ do të mblidhet përsëri pasi të ketë shqyrtuar projektvendimet për 7 zona të tjera zgjedhore dhe të miratojë projektvendimet e nxjerrjes së rezultateve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.