Zgjedhjet e 25 qershorit – Subjektet politike nisin prezantimin e programeve
Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme më 27 maj në orën 19.00.
Pas më shumë se 90 ditësh që kjo forcë politike bojkotoi parlamentin, arriti në një marrëveshje me pozitën për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të cilat ndryshuan edhe datë.
Në datën 26 maj partia demokratike ka publikuar edhe kandidatët zyrtarë që do të garojnë në të gjithë vendin për ë fituar një mandat në legjislaturën e ardhshme.
Ndërkohë që kreu i Partisë Socialiste në të njëjtën kohë edhe kryeministri i vendit prej ditësh vazhdon takimet me qytetarë për të shpalosur programin që ofron kjo forcë.
Rama në ditën që përkon dhe me nisjen e muajit të Ramazanit ka qenë pranë një familje në Vlorë ku është shprehur se si luftuan për Vettingun, me të njëjtën forcë do të luftojnë në vazhdimësi për rritjen ekonomike të vendit.
Ndërkohë që të dy liderët përkatës kanë qenë të kujdesshëm që të urojnë të gjithë besimtarët mysliman për nisjen e Ramazanit në rrjetet sociale.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.